Besa Tafari, këngëtare dhe motra e Dafina Zeqirit, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të organizuar larg vëmendjes së publikut. Martesa erdhi si një surprizë, pasi deri në publikimin e pamjeve në rrjetet sociale nuk kishte pasur asnjë informacion apo aludim për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj.
Përmes disa fotografive dhe videove të publikuara në Instagram, Besa zbuloi momente nga dita e saj e veçantë. Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë elegante dhe intime, me një organizim të kuruar në detaje, ndërsa pamja e saj si nuse tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, por edhe mungesa e motrës së saj këngëtares së njohur Dafina Zeqiri
Në këtë ditë të rëndësishme, pranë saj ishte bashkëshorti i saj, Carl Johane, i cili prej kohësh ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët dhe të mos jetë pjesë e jetës publike. Në pamjet e publikuara, çifti shfaqet duke festuar i lumtur dhe duke shijuar çdo moment të ceremonisë.
Historia e tyre e dashurisë u bë zyrtare me fejesën në maj të vitit 2024, ndërsa pas rreth dy vitesh ata vendosën ta kurorëzojnë lidhjen me martesë, duke zgjedhur ta ndajnë lajmin vetëm pasi gjithçka kishte përfunduar./MXH
