Geri O’Neil është zyrtarisht trajneri i ri i Ipsuiç. Anis Mehmeti do të punojë me teknikun 43-vjeçar në Premier Ligë.
Eksperienca e Geri O’Neil me Strasburg në Francë zgjati vetëm disa muaj, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2029. Firma me Ipsuiç ndërkohë vlen pikërisht për tre vitet e ardhshme.
Më parë ka drejtuar në Angli edhe Ullvërhempton me Bornmuth. Tashmë është gati për një tjetër eksperiencë të re.
O’Neil akuzohej në prillin e vitit 2023, që kishte kërcënuar arbitrat në dhomat e zhveshjes. Më pas doli i pafajshëm nga akuza për dhunë, edhe pse u konfirmua që ka pasur sjellje të pahijshme.
Nga Bornmuth dhe Ullvërhempton është shkarkuar. Besimi tek ai qëndron se këtë herë do bëjë më mirë me Ipsuiç./mxh
