Last Updated on 23/06/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e së shtunës që lamë pas, ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një gomone me të cilën po lundronin një familje nga Maqedonia e Veriut u përplas me një pemë e pastaj u përmbys.
Nga aksidenti i ndodhur, prindërit dhe vajza e tyre 7-vjeçare arritën të shpëtonin duke dalë në breg, ndërsa djali i familjes 5-vjeçari Tian Brahimi u rrëmbye nga rrjedha e lumit Reuss pranë lokalitetit Mühlau.
Menjëherë pas aksidentit, autoritetet zvicerane nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi me pjesëmarrjen e njësive policore, zhytësve të specializuar, ekipeve të shpëtimit në lumenj, dronëve dhe helikopterëve.
Pavarësisht përpjekje intensive 3 ditore për të lokalizuar vogëlushin, trupi i tij raportohet se është gjetur ditën e sotme i pajetë, sipas albinfo.al/ET
