Kurasao po tërheq vëmendje në Kupën e Botës jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për mënyrën e organizimit të ekipit.
Përfaqësuesja nga Karaibet, që po merr pjesë për herë të parë në një Botëror, u ka lejuar lojtarëve të qëndrojnë në të njëjtin hotel gratë, fëmijët dhe të dashurat e tyre. Mjekja e ekipit, Suzanne Huurman, shpjegoi se kjo zgjedhje është bërë për të ndihmuar futbollistët të përballojnë më lehtë qëndrimin larg shtëpisë.
Sipas saj, prania e familjarëve ndikon pozitivisht në gjendjen emocionale dhe psikologjike të lojtarëve. Federata e Futbollit e Kurasaos ka mbuluar gjithashtu shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për familjet.
Në aspektin sportiv, Kurasao ka grumbulluar një pikë në dy ndeshjet e para të turneut. Në qendër të vëmendjes ka qenë portieri Elroy Room, i cili realizoi 15 pritje në barazimin 0-0 ndaj Ekuadorit, duke vendosur një rekord të ri në historinë e Kupës së Botës për statistikat e regjistruara.
Për një vend të vogël që debuton në Botëror, pjesëmarrja në këtë kompeticion konsiderohet një arritje historike./mxh
