Për ditën e sotme në rajon dhe në Evropë, moti i kthjellët dhe vlerat e larta termike do të dominojnë në pjesën më të madhe të kontinentit. Ndërsa në Evropën Lindore dhe në zonën e Alpeve priten vranësira, reshje shiu dhe stuhi të forta ere.
MeteoAlb parashikon mot kryesisht të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Në orët e pasdites do të ketë vranësira kalimtare në zonat juglindore dhe qendrore. Temperaturat do të variojnë nga 15°C deri në 37°C. Era do të fryjë mbi 40 km/h, ndërsa dallgëzimi do të arrijë në 3 ballë./kb
