Last Updated on 24/06/2026 by Anisa
Sot po zhvillohet seanca e gjyqit të themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, një proces që ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe mediatike.
Seanca ka nisur me vonesa dhe me një situatë tensioni jashtë sallës së gjyqit, pasi avokati i Kryemadhit nuk është lejuar të hyjë në ambientet e brendshme. Sipas deklarimeve të ish-deputetes Redi Llanaj, arsyeja e moslejimit të tij lidhet me refuzimin për t’iu nënshtruar kontrollit të çantës nga punonjësit e sigurisë së gjykatës.
Ky nuk është rasti i parë kur raportohet një situatë e tillë, pasi sipas palës mbrojtëse, edhe në seancën e mëparshme janë regjistruar probleme të ngjashme me procedurat e sigurisë.
Ndërkohë, seanca vijon brenda sallës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse avokati do të lejohet të marrë pjesë pas zgjidhjes së situatës së krijuar në hyrje.
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit pritet të vijojë me paraqitjen e argumenteve të palëve dhe shqyrtimin e çështjes në themel./ad
