Last Updated on 24/06/2026 by Anisa
Rreth orës 04:30 të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë–Milot, është regjistruar një aksident i rëndë rrugor ku janë përfshirë një automjet tip kamion dhe një automjet tjetër me drejtues shtetasin kosovar K. B.
Sipas të dhënave paraprake, kamioni drejtohej nga shtetasi A. M., ndërsa automjeti tjetër ishte me drejtues shtetasin K. B.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Në automjet ndodheshin gjithashtu edhe dy pasagjerë, motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po jepet dëshmia e tij mbi ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike./ad
