Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se protesta e zhvilluar në Tiranë nuk ka si qëllim mbrojtjen e flamingove në Zvërnec, siç është paraqitur në disa raste në opinionin publik.
I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se pas ditëve të para të protestës, sipas tij, u bë e qartë se ajo kishte marrë një drejtim tjetër dhe një agjendë të ndryshme politike.
Ai akuzoi se protesta është ndikuar politikisht dhe se, sipas tij, në të janë përfshirë edhe faktorë që nuk e duan integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Më tej, Beqiri theksoi:
“Protesta, pas ditës së dytë së saj, u duk qartë që nuk ishte ajo agjenda për të cilën nisi, ishte çështja e Shqipërisë. Në ditën e 24, ne pamë që kjo protestë flet gjuhën e Sali Berishës gjuhën e Hamasit, gjuhën e antishqiptarëve të vërtetë. Shikoni kush nga ngelur aty dhe me çfarë gjuhe po flasin. Sot pati disa incidente atje. Ikën qytetarët e pastër. Kush i udhëheq këto protesta? Këta u shfrytëzuan, u lanë në rrugë. Qëllimet e tjera kanë dalë sheshit. Aty. qëllimi kryesor i kësaj proteste, është e thellë politike, por në fund ka emërues të përbashkët, nuk e duan Shqipërinë në BE. Duan të na e djegin edhe këtë shans. Ata njerëz dje Berisha kryesisht, hedh gurin dhe fsheh dorën”./ad
