Last Updated on 24/06/2026 by Monika
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli për Botërorin në Tv Klan.
Ai analizoi ecurinë e ekipeve deri tani, ndërsa shtoi se Shqipëria do bënte më mirë se Tunizia në grupin me Holandën dhe Japoninë.
“Mund të ketë të veçanta të ndryshme nga Botërori i kaluar. Tani vetëm Infantino mund të shohë dy ndeshje në ditë. Ajo çfarë është e veçanta janë ekipet afrikane që kanë bërë një paraqitje të mirë. Me lojën që pashë dje më bën të dyshoj se Anglia mund të jetë një ekip pretendent. Mbase është shpejt por teorikisht Franca ka një potencial të madh. Mendoj se botërori do vij në Europë.
Ajo që kemi përjetuar me skuadrën në Gjermani ka qenë e mrekullueshme. Ndërsa në Meksikë dhe Kanada atmosfera është pak më e shpërndarë. Në çdo ceremoni në fakt kur shoh që flamujt vendosen në fushë them që sikur të ishte flamuri jonë këtu. Tani është e lehtë të flasësh kur nuk jemi pjesë. Por në fakt në grupin që do ishim, Holanda, Japonia e Tunizia mendoj se do bënim diçka më mirë se sa Tunizia. Edhe më mirë se Suedia pavarësisht se ka fituar një ndeshje me Tunizinë”, u shpreh Duka./mxh
