Last Updated on 25/06/2026 by Anisa
Një tjetër deklaratë e rikthyer në vëmendje e Dritan Goxhajt thekson synimet e tij për të përmbysur qeverinë përmes akteve radikale. Në një dalje televizive, Goxhaj thotë se e vetmja mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga kryeministri Rama apo “tradharët” mund të bëhet vetëm me plumb e gjak.
“Edhe tradhtia kombëtare në Republikën e Shqipërisë lahet me gjak dhe e vetmja gjë që Shëipëria mund të shpëtojë nga Rama dhe nga çdo lloj tradhtari tjetër që i shkon pas Ramës qoftë politikan, qoftë qytetar i thjeshtë, qoftë çfarëdo lloj detyre, çfarëdo lloj që të jetë, është vetëm plumbi”, është shprehur Goxhaj.
Edhe në një video tjetër, Goxhaj ka bërë një deklaratë të ngjashme duke thënë se “rotacioni politik vjen me plumb”, por nevojitet “mbështetje.”
Zëdhënësi i kërkesave të protestuesve, i cili u shfaq të hënën, lexoi një plan me 5 pika që thotë se për 12 muaj Shqipëria duhet të drejtohet nga një Asamble me 101 anëtarë, të përzgjedhur me short nga populli, dhe nga një qeveri pa pushtet real, me detyrën për të rithemeluar Kushtetutën dhe institucionet e shtetit.
Kryeministri Rama ka ndarë disa postime ku ka treguar se Goxhaj kishte refuzuar të luftonte për UÇK-në, ndryshe nga vetëshpallja e tij se ishte luftëtar i saj./ad
