Eskorta kolumbiane e di që është gjithmonë në rrezik dhe se mund të kapet nga momenti në moment nga policia. Disa shoqe të saj janë arrestuar, por sërish ajo nuk tërhiqet. Ajo rrëfen në Top Story se e bën këtë punë nga “nevoja për para”.
‘Kam dëgjuar për ta dhe nuk dua të gënjej. Mendoj se është e padrejtë. Kjo punë ka rreziqet e saj, por ju siguroj se askush nuk e bën nga dëshira dhe qejfi. Mendoj se është e padrejtë për ta që të arrestohen’ u shpreh eskorta.
Vajza zbulon në këtë rrëfim të ndjerë se është nënë e një vajze të mitur vetëm 5-vjeçare. Tashmë, ajo është mjaft larg së bijës të cilën e mbajnë gjyshërit në Kolumbi.
‘Kam vetëm një arsye madhore se pse e bëj. Kam një vajzë në Kolumbi dhe dua ti jap asaj një jetë të mirë. Atë që unë nuk kam pasur. Kjo është arsyeja se pse e bëj. Ajo është 5 vjeçe. Kur unë jam jashtë ajo qëndron në Kolumbi. Qëndron me prindërit e mi, pasi është e sigurt atje dhe kujdesen shumë mirë për të. Para se të jem eskortë jam një mama dhe sigurisht që është pjesa më e vështirë të qëndroj larg saj, por duhet të bëj këtë punë për të’ u shpreh eskorta.
‘Janë eskorta Korce dy nga njerëzit që unë njoh, s’mund t’i konsideroj miq, që janë në burg. Qëndroj me të njëjtën ide, nuk është e drejtë, pasi ata mbajnë familjen dhe ushqehen me këtë punë’ u shpreh eskorta
Avokatja që ka punuar nga afër me këto eskorta i konsideron problemet e tyre sociale para se të jenë penale. Sipas avokates, e dyta është pasojë e së parës, dhe jo nga burimi i një mendimi kriminal.
‘Kanë komunikime me familjaret, komunikime të vazhdueshme, për arsye se shumica e këtyre vajzave janë me fëmijë. Fëmijët mbahen nga nënat. Pra, është një dramë sociale’ u shpreh Suada Pucesta, avokate
Në Shqipëri është shumë e thjeshtë për të gjetur një eskortë, mjafton një telefon… A ka ardhur koha për një lloj qasje të re ndaj fenomenit…?
