Last Updated on 25/06/2026 by EL
Në Botëror nuk ka garë vetëm në fushën e lojës, por edhe në lokalet e qyteteve ku luhet ndeshjet. Dhe kur bëhet fjalë për garën se kush pi më shumë birrë të gjithë mund ta imagjinojnë kur krahasimi bëhet mes tifozëve të Skocisë dhe Anglisë.
Sipas Reuters, fluksi i tifozëve ka qenë aq i madh sa disa prej lokaleve më të njohura të Bostonit janë detyruar të kërkojnë furnizime emergjente me birrë. Pronarët e bareve raportuan se shitjet kanë kaluar çdo parashikim, ndërsa në disa raste rezervat u shteruan brenda pak orësh.
Në qendër të festës kanë qenë tifozët skocezë të “Tartan Army”, por edhe mbështetësit anglezë kanë qenë të pranishëm në numër të madh. Me Anglinë që vazhdon rrugëtimin në turne dhe me një nga bazat më të mëdha të tifozëve në Botëror, qindra grupe tifozësh anglezë janë bashkuar me festimet në Boston, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të futbollit britanik. Pamjet nga qendra e qytetit tregojnë tifozë anglezë dhe skocezë duke kënduar së bashku, duke ndarë birra dhe duke krijuar një atmosferë që shumë vendas e kanë cilësuar si të paprecedentë.
Reuters raportoi se stafet e lokaleve u detyruan të siguronin furnizime shtesë pasi dhjetëra mijëra tifozë britanikë pushtuan Bostonin gjatë javës së parë të turneut. Në “Sam Adams Tap Room”, konsumi i birrës arriti nivele rekord, ndërsa drejtuesit e lokalit deklaruan se nuk kishin parë kurrë më parë një kërkesë kaq të madhe.
Madje disa lokale janë detyruar të mbyllnin biznesin me disa orë me herët se zakonisht pasi nuk mund të shërbenin për klientët. Shkak birra e munguar./et
