Bilanci i viktimave nga dy tërmete të fuqishme që goditën Venezuelën ka shkuar në rreth 589 të vdekur dhe afro 3 mijë të plagosur. Shifra u bë publike nga presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cila tha se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin edhe persona të gjallë nga rrënojat.
Rodriguez deklaroi se vendi po përballet me një tragjedi të madhe, pasi tërmetet e 24 qershorit kanë prekur mijëra familje venezueliane. Ajo njoftoi se rajoni La Guaira, një nga zonat më të goditura, është shpallur zonë e fatkeqësisë natyrore për shkak të dëmeve të mëdha.
Autoritetet kanë vendosur gjithashtu militarizimin e La Guairas, ku forcat e armatosura janë dislokuar për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë.
Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të ndryshojë gjatë operacioneve të shpëtimit dhe vlerësimit të dëmeve./mxh
