Cllevio, i ftuar në “Kampionët e Botës” në Tv Klan, nuk u kursye teksa foli për disa personazhe të njohur shqiptarë duke bërë një lloj renditjeje. Ai tha se Noizy është i mbivlerësuar, Xhensila Myrtezaj nuk e vlerëson dhe i jep “karton të kuq”, ndërsa Getoarin e cilëson si reperin më të mirë, që sipas tij meriton “Topin e Artë”.
Marina: Cili është lojtari më i mbivlerësuar?
Cllevio: Noizy.
Marina: Kush është lojtari që bën më shumë zhurmë se sa futboll?
Cllevio: Më shumë zhurmë sesa futboll? Nuk është se ndonjë bën ndonjë zhurmë, por po ia lëmë Stresit.
Marina: Cila këngëtare e vendos ndeshjen në skenë sot për sot?
Cllevio: Diva, Dafina.
Marina: Kush e meriton kartonin e kuq?
Cllevio: Xhensila Myrtezaj.
Marina: Cili është lojtari që ka merkaton më të madhe?
Cllevio: Gango.
Marina: Topi i Artë shkon për?
Cllevio: Getoarin./mxh
