Last Updated on 29/06/2026 by Kesjana
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka qenë i pranishëm në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Median.
Në fjalën e tij, ambasadori u ndal tek anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe roli i drejtësisë. Gonzato tha se roli i magjistratëve në këtë rrugë bëhet gjithmonë dhe më i rëndësishëm, pasi janë ata që do të garantojnë zbatimin e ligjit. Ambasadori i BE-së deklaroi se institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, por kërkojnë edhe ndryshim mendësie.
Më tej në fjalën e tij, ambasadori u shpreh se pavarësia e drejtësisë duhet të mishërohet jo vetëm me ligje, por edhe me sjellje profesionale dhe udhëheqje morale.
“Ndërkohë që Shqipëria ecën përpara në objektin e saj për në BE, roli i magjistratëve bëhet edhe më i rëndësishëm. Ju do të jeni ata që do të merrni masa që ligji të respektohet e zbatohet. Institucionet nuk krijohen vetëm nga ligjet, por kërkojnë edhe ndryshim kulture, unë nuk jam i bindur ende që është arritur ky ndryshim mendësie. Duhet të mishëroni kulturën e pavarësisë së drejtësisë jo vetëm me ligje, por edhe me sjellje profesionale dhe udhëheqje morale”, tha Gonzato./kb
