Një 30-vjeçar nga Bullgaria dhe partnerja e tij 38-vjeçare kanë dalë sot para gjykatës në Qiro, nën dyshimin për neglizhencë në lidhje me vdekjen e dy djemve të tyre, 8 dhe 10 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur dje pasdite në automjetin e babait të tyre.
Sipas mediave vendase, dy fëmijët qëndruan brenda automjetit për orë të tëra, ndërsa rrethanat në të cilat u gjetën atje po hetohen.
Për t’i nxjerrë nga makina, u desh të thyheshin xhamat dhe pjesa e pasme e makinës, e cila ishte parkuar në një fushë pranë pallatit ku jetonte babai dhe partnerja e tij. Një ekip mjekësh u përpoqën t’u jepnin ndihmën e parë, por pa rezultat.
Në trupat e dy të miturve u gjetën djegie, ndërsa shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsitë që do të kryhen.
Dy fëmijët kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë e tyre dhe njerkën, i cili jeton dhe punon aty./ad
