Last Updated on 29/06/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e përjavshme me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila përfundoi pak minuta më parë.
Sipas burimeve nga mbledhja, Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë të jenë më aktivë si në Kuvend, ashtu edhe në rrjetet sociale, duke shtuar angazhimin e tyre në komunikimin publik.
Kjo porosi vjen në një moment kur jo të gjithë deputetët e mazhorancës kanë qenë aktivë në rrjetet sociale përballë debatit publik dhe retorikës së shprehur nga protestuesit gjatë javëve të fundit.
Në mbledhjen e sotme nuk ishte e pranishme Elisa Spiropali. Në javët e fundit, ajo ka komentuar protestat, duke theksuar se zëri i protestuesve duhet të dëgjohet dhe se duhet të ketë reflektim ndaj shqetësimeve të ngritura prej tyre.
Kujtojmë se Kuvendi do të zhvillojë edhe katër seanca plenare gjatë muajit korrik, përpara mbylljes së sesionit parlamentar. Me interes pritet të jetë edhe reforma territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posaçëm./ad
