Last Updated on 29/06/2026 by Kesjana
Në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë kanë nisur punimet e konferencës ndërkombëtare shkencore me temë “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar 1944–1991”. Kjo ngjarje zhvillohet në datat 29 dhe 30 qershor dhe ka bërë bashkë studiues vendas dhe të huaj.
Aktiviteti u çel nga kryetarja e AIDSSH-së, Gentiana Sula, dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edvin Lame. Gjatë fjalës hapëse u theksoi se studimi i këtyre dokumenteve i shërben jo vetëm kujtesës, por kthehet në një rrugë për të kthyer arkivin në dije të mirëfilltë përmes kërkimit shkencor dhe debatit akademik.
Sipas programit zyrtar, dita e parë e konferencës është e ndarë në tri sesione kryesore. Sesioni i parë trajton perspektivën historike dhe institucionale të ish-Sigurimit të Shtetit. Më pas, gjatë sesionit të dytë, studiuesit do të ndalen tek aspektet operative dhe metodat e punës, duke analizuar thellësisht strukturën, tipologjinë dhe rolin e bashkëpunëtorëve në përndjekje. Pjesa e dytë e ditës mbyllet me sesionin e tretë, i cili do të hedhë dritë mbi aspektet politike, ligjore dhe ato arkivore të regjimit.
Punimet e konferencës do të mbyllen me nxjerrjen e konkluzioneve dhe një deklaratë të posaçme nga kryetarja Gentiana Sula./kb
