Last Updated on 29/06/2026 by EL
Disa orë pasi ngeli i plagosur me armë zjarri, Brian Syzo është nisur drejt spitalit të Traumës. Mësohet se 35-vjeçari është transportuar për të marrë mjekim më të specializuar.
Bëhet me dije se i riu është plagosur në këmbë dhe plumbi e ka kapur në një prej venave kryesore.
Ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin e plagosjes Nikolla Agolli. Ai ka qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që edhe i plagosuri, Brian Syzo, ka qenë në lëvizje me një mjet tjetër fuoristradë.
Dyshimet se grupit hetimor janë se konflikti me të rinjve lidhjet me një plagosje që i është bërë më shumë se një vit më parë të riut Nikolla Agolli, nga vëllai i Brian Syzos, shtetasi Sindi Syzo. Edhe ky i fundit është i skeduar nga Policia e Shtetit./et
