Një protestë është paralajmëruar paraditen e sotme para Kuvendit.
Në tubimin e zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, një nga protestuesit njoftoi protestë në orën 10:00 jashtë Parlamentit, në të njëjtën kohë me seancën plenare.
“Do vijojmë të jemi para Kryeministrisë. Kam një lajmërim. Nesër në orën 10:00 ka Parlament, kushdo që ka mundësi duhet t’u thotë atyre që nuk janë deputetët tanë! Ftojmë të gjithë protestuesit që munden nesër në 10:00 para Parlamentit”, tha ai.
Protesta para godinës së parlamentit mbahet nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”.
Në të njëjtën kohë me seancën plenare/ Zhvillohet
Po ashtu pasditen e sotme do të mbahet dhe protesta e përditshme para Kryeministrisë kundër qeverisë.
Ndërkohë në rendin e ditës së seancës plenare përfshihen një projektligj dhe disa projektrezoluta. /Kb
