Last Updated on 30/06/2026 by Anisa
Nuk resht hedhja e vezëve nga protestuesit në drejtim të mjeteve të ministrave dhe deputetëve që lënë ambientet e Kuvendit.
Policia dhe FNSH kanë krijuar një kordon sigurie përmes të cilit bëhet e mundur largimi me mjetet e tyre të ligjvënëseve, ndërsa protestuesit i gjuajnë me vezë nga distanca.
Me megafon, një nga organizatorët e protestës qytetare Arben Kola, dëgjohet duke thënë: Mos na provokoni.
Pak minuta më parë, pas gjuajtjes me vezë ndaj makinës së zv/kryeministres Albana Koçiu, është qëlluar edhe makina e ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja.
Në video duket momenti kur protestuesit e revoltuar qëllojnë me shishe uji dhe vezë, ndërsa makina del nga Parlamenti.
/ad
