Last Updated on 30/06/2026 by EL
Pas shoqërimit në Polici të gjashtë protestuesve, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj, disa protestues të tjerë u mblodhën para Komisariatit nr.1 të Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e tyre.
‘Lironi çunat’ dhe ‘polici bespreme’ ishin disa nga thirrjet kryesore të protestuesve, që kërkonin para Komisariatit nr.1 në Tiranë lirimin e protestuesve të tjerë.
Më herët, po me të njëjtën kërkesë për lirimin e të shoqëruarve, protestuesit u mblodhën para Drejtorisë së Policisë të Tiranës./ET
