Last Updated on 30/06/2026 by EL
Pas disa orësh në komisariat, Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë lënë të lirë. Ata janë pritur në ambientet e jashtme të komisariatit numër 1 nga disa qytetarë.Ende nuk ka informacion për protestuesit e tjerë të shoqëruar.
Kujtojmë se ditën e sotme gjatë protestës u shoqëruan 5 qytetarë, Shkëlzen Bushi, Dritan Goxhaj, Mandi Jatagani, Erjon Taipi dhe Asim Prengzi. Menjëherë sapo këta protestues u shoqëruan, turma u organizua dhe u drejtua para Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, duke u bërë thirrje publike edhe avokatëve që mund të marrin përsipër mbrojtjen që të shkonin atje./et
