Last Updated on 01/07/2026 by Kesjana
Michael Olise vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, ndërsa interesimi i Real Madrid për sulmuesin francez mbetet i fortë.
Sipas raportimeve të Marca, drejtuesit madrilenë e konsiderojnë Olise profilin ideal për të forcuar repartin ofensiv, falë shpejtësisë, driblimit dhe aftësisë për të krijuar raste shënimi. Megjithatë, transferimi duket jashtëzakonisht i vështirë.
Bayern Munich e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të shesë 24-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2029 dhe konsiderohet një nga lojtarët kyç të projektit të klubit bavarez. Edhe drejtuesit e Bayernit kanë përsëritur se Olise nuk është në shitje, pavarësisht interesimit nga klubet më të mëdha të Europës.
Në Madrid, megjithatë, emri i Olise vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave. Nëse do të ketë një mundësi reale për ta transferuar, klubi spanjoll është i gatshëm të bëjë një investim të madh për ta sjellë në Santiago Bernabéu/kb
