Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Ka degraduar në përplasje fizike protesta e mbajtur sot jashtë rrethimit të Kuvendit, ku situata ka kaluar në momente tensioni të lartë mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në përpjekje për të zmbrapsur turmën që po tentonte të çante kordonin sigurisë, policia ka përdorur spray djegës.
Përplasja fillestare la pas disa protestues të lënduar dhe me probleme në shikim për shkak të lëndës djegëse. Pas disa minutash tensioni ekstrem, situata ka njohur një qetësim të momentit.
Ajo që ka rënë në sy në mes të kaosit kanë qenë pamjet e një efektivi policie, i cili ka dal nga rreshti i uniformave blu për t’i ardhur në ndihmë një qytetari të moshuar i prekur rëndë nga sprajti. Në video shihet polici që ndihmon protestuesin duke i hedhur ujë për të larë sytë dhe për të zbutur djegien e fortë./ad
