Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Vijojnë tensionet dhe incidentet jashtë ambienteve të Kuvendit, teksa Niko Peleshi ka çelur seancën plenare, por pa praninë e grupit të demokratëve të cilët janë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë këtë të enjte.
E ndërsa seanca ka nisur, grupi i protestuesve është zhvendosur dhe afruar drejt hyrjes së Kuvendit për të bllokuar derën.
Ata kanë hequr barrierat metalike dhe i kanë hedhur në rrugë./ad
