Last Updated on 02/07/2026 by EL
Ministri i Turizmit Blendi Gonxhja ka bërë një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, lidhur me një nga protestueset e pranishme në protestat e ngritura këto 33 ditët e fundit.
Ironikisht, ai ka shkruar se në fakt kjo qytetare, Eda Grimçi, është kryetare e Partisë Demokratike për Njësinë 9, dhe së fundi është zgjedhur në strukturat drejtuese të bluve.
““Protestuesja” e revolucionit rozë, e flakta qytetare që guxon më flet në emër të popullit, e palodhura Eda Grimçi qenka kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e Opozitës së Bufit të Kënetave dhe Moçaleve dhe lajmi që vlon në portalet e etura për Shqipërinë e Re dhe rebelimin me pupla e me onde fallco bigudinash!”, shkruan Gonxha teksa poston edhe foto nga llogaria e saj në rrejte sociale dhe emrin në listën e fituesve.
/ET
