Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji para Kryeministrisë dhe për incidentet e ndodhura sot para Parlamentit.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Hoxha u shpreh se kryeministri Edi Rama është i trembur nga protestuesit dhe se përballë tyre ka vendosur vetëm deputetët.
Ndër të tjera gazetari tha se në protestat e mbrëmjes një pjesë e mirë e njerëzve që janë aty janë socialistë të pakënaqur nga ky pushtet.
Ai theksoi se kërkesa kryesore e protestuesve duhet të leje largimi i Ramës. Sipas tij pikat e tjera nuk kanë vlerë nëse kryeministri nuk largohet.
“Ne kemi sulltanin vetë në rrethim. Rama është kaq i trembur sa dhe vetë nuk shkon aty. Çon grupin e deputetëve, i përball atje. Ditën e hënë problemi i protestuesve është se shumicën e deputetëve nuk i njohin. Sot ishin më të kujdesshëm për të parë se kush po hynte e kush po dilte. Ua lehtësoji punën dhe PD me deputetët e vet që nuk shkuan dhe dukej sikur aty po përballenin protestuesit vetëm me Partinë Socialiste.
Edhe PS vetë është në shesh. Në protestat e mbrëmjes një pjesë e mirë e njerëzve që janë aty janë socialistë të pakënaqur, të mërzitur me arrogancën e këtij pushteti.Problemi tjetër në këtë moment që po i intereson Ramës është fryma e përccarjes. Protesta gjithë suksesin e pati që bashkoi të gjithë i mori rrugës. Në këtë moment nuk mund të ndodhë asnjë lloj rrotacioni nëse aty nuk është opozita. Ku do t’i gjesh votat. Opozita thotë mbështesni protestën. Protesta thotë nuk e duam opozitën. Kush është kundër pushtetit duhet të vijë aty. Ato pikat e tjera të protestës nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk ikën Rama. Largimi i tij duhet të jetë kryesor”, tha Hoxha./mxh
