Aventura e Julian Nagelsmann në stolin e Gjermanisë duket se është mbyllur pas eliminimit nga Paraguai me penallti në Kupën e Botës 2026.
Sipas raportimeve nga Gjermania, Federata Gjermane e Futbollit ka zhvilluar diskutime të brendshme për të analizuar situatën dhe mundësinë e një ndryshimi në pankinë.
Raportohet se drejtuesit e DFB-së kanë vendosur për largimin e trajnerit dhe i kanë kërkuar Nagelsmannit të japë dorëheqjen për të shmangur një shkarkim zyrtar. Në rast se trajneri nuk largohet vetë, federata mund të procedojë me ndërprerjen e kontratës së tij.
Emri më i përfolur për ta zëvendësuar është Jurgen Klopp. Ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht në një rol drejtues te grupi Red Bull, konsiderohet kandidati kryesor për pankinën e Gjermanisë.
Klopp raportohet se është i gatshëm të rikthehet në trajning dhe mund të largohet nga pozicioni aktual nëpërmjet një klauzole të veçantë. Megjithatë, një operacion i tillë do të kishte edhe kosto të konsiderueshme për federatën gjermane./mxh
