Last Updated on 03/07/2026 by Kesjana
Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj, do të jetë në listën e objektivave të mundshëm të armëve bërthamore ruse.
“Finlanda ka hequr ndalimin për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj. Çfarë ndryshon kjo për finlandezët? Vetëm një ndryshim, në dukje i vogël, vendi i tyre tani është në hartën e objektivave bërthamore të Rusisë. Gëzohu, Finlandë, ke arritur kulmin e sigurisë!”, shkroi Medvedev në rrjetin social X, raporton RIA Novosti.
Më 17 qershor, parlamenti finlandez miratoi një ligj të paraqitur nga qeveria për të hequr ndalimin ligjor të vendit për importin dhe vendosjen e armëve bërthamore, dhe presidenti i vendit, Alexander Stub, e nënshkroi atë më 26 qershor./kb
