Last Updated on 03/07/2026 by Anisa
Këto janë momentet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Administrative, ku do të mbahet edhe seanca e radhës për padinë e Veliajt, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të dekretit që i dha statusin prokurorit Olsi Dado.
Veliaj është vetë i pranishëm në këtë seancë, e cila do të mbahet këtë të premte dhe nuk duhet ende nëse trasmetimi i seancës do të jepet live nga mediat.
Ndërkohë, seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të shqyrtojnë kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet si palë në procesin gjyqësor.
Shoqata i është drejtuar Gjykatës Administrative me kërkesën që të shpallë të pavlefshëm dekretin për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008.
Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes të gjerë publik, pasi lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një prej objektivave kryesorë të veprimtarisë së kësaj organizate./ad
