Last Updated on 03/07/2026 by EL
Herën e fundit që patën një funeral të një udhëheqësi suprem në Iran ishte në vitin 1989 dhe rreth 10 milionë njerëz morën pjesë, 37 vjet më parë.
Tani, zyrtarët iranianë thonë se presin një numër më të lartë iranianësh, veçanërisht në kryeqytetin e Teheranit. Ata vlerësojnë se do të jetë më shumë se 10 milionë, shkruan Al Jazeera.
Teherani është selia e pushtetit në vend por qyteti i Qomit është qendra fetare, ku po shkollohen shumica e klerikëve. Ata thonë se pritet të marrin pjesë të paktën dy milionë njerëz atje.
Pastaj, Iraku, Naxhafi dhe Qerbelaja janë qytete jashtëzakonisht të rëndësishme për Islamin Shiit. Faza e fundit e këtij funerali do të jetë në Mashhad, ku ndodhet varri i imamit të tetë të Islamit Shiit. Ai është imam i vetëm që është varrosur në Iran.
Gjithashtu, Mashhadi është vendlindja e udhëheqësit suprem. Zyrtarët iranianë thonë se presin që të paktën katër milionë njerëz të marrin pjesë në ceremonitë në Mashhad.
Iranianët po përpiqen të mobilizojnë njerëzit për t’i treguar botës se sistemi, establishmenti dhe Republika Islamike është me popullin e saj.
/ET
