Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të mëdha të SHBA-së ka detyruar autoritetet të ndryshojnë programin e festimeve. Panairi “Great American State Fair” në Uashington u mbyll për disa orë të premten gjatë kulmit të vapës, ndërsa parada e planifikuar për Ditën e Pavarësisë është anuluar, pasi temperaturat në kryeqytet pritet të arrijnë deri në 46 gradë Celsius.
Ndërkohë, spektaklet me fishekzjarrë pritet të zhvillohen sipas planit në Chicago, mbi zonën e Navy Pier, si edhe në New York.
Në të njëjtën kohë, perëndimi i SHBA-së po përballet me një seri zjarresh të mëdha, veçanërisht në shtetet Colorado dhe Utah. Flakët kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen dhe kanë shkatërruar mbi 160 ndërtesa. Për të mbështetur operacionet në zonat e prekura është angazhuar edhe Garda Kombëtare.
Ndërsa pjesa më e madhe e vendit po përballet me temperatura rekord, rajoni i Pacific Northwest ka shijuar mot shumë më të freskët, me temperatura rreth 15 gradë Celsius dhe reshje të lehta shiu.
