Pak ditë pas dasmës madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden, është publikuar lista me 130 të ftuarit VIP që morën pjesë në ceremoninë më të komentuar të momentit.
Lista përfshin emra nga industria e muzikës, kinemasë, televizionit dhe sportit, duke e kthyer dasmën në një nga eventet me përqendrimin më të madh të yjeve në vitet e fundit.
Mes të ftuarve spikasin Paul McCartney, Nicole Kidman, Jennifer Lawrence, Bradley Cooper, Gigi Hadid, Selena Gomez, Sabrina Carpenter, Lana Del Rey, Ed Sheeran, Emma Stone, Dakota Johnson, Hugh Grant, Steven Spielberg, Jimmy Fallon, Jason Sudeikis, Fergie, Camila Cabello, Karlie Kloss, Zoë Kravitz dhe Adam Sandler, i cili, sipas raportimeve, drejtoi ceremoninë.
Del lista me 130 të ftuarit VIP të dasmës së Taylor Swift
Në listë janë edhe shumë emra të njohur të NFL-së, mes tyre Patrick Mahomes, George Kittle, Baker Mayfield, Matthew Stafford, Chris Jones, Mike Vrabel, si dhe familjarët e çiftit, përfshirë Donna Kelce, Ed Kelce, Andrea Swift dhe Scott Swift.
Edhe pse lista e publikuar përfshin 130 personalitete, mediat amerikane raportojnë se ceremonia kishte në total mbi 1,000 të ftuar, ndërsa shumë prej tyre nuk janë bërë ende publikë për shkak të masave të rrepta të privatësisë dhe politikës “no phones” të vendosur nga çifti.
Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të përfolura të vitit, me detaje të reja që po zbulohen çdo ditë nga mediat amerikane./mxh
