Në ditën e 36 të protestës, njëri prej të pranishmëve në fjalën e mbajtur tha se Rama ka frikë të japë dorëheqjen.
Sipas protestuesit kryeministri nuk jep dorëheqjen sepse i trembet burgut.
Gjatë fjalës së tij, protestuesit tha se Rama po kërkon të marrë një post në OKB, në mënyrë që të ketë imunitet dhe të mos arrestohet.
“Rama ka frikë të japë dorëheqjen, pasi nëse jep dorëheqjen sot shkon në burg. Rama po kërkon mëshirë, po i kërkon OKB-së të marrë një post që të ketë imunitet dhe të mos arrestohet,” u shpreh protestuesi./Mxh
