Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë për mediat pas daljes së tij nga SPAK-u ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Berisha u shpreh se 130 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë u zhdukën nga inceneratori i Tiranës. Ai shtoi më tej se për këtë aferë të rëndë nuk ka ende një zyrtar të lartë të prangosur.
“Djegësi i Tiranës, 130 milionë euro të zhdukura, para të qytetarëve të Shqipërisë, të taksapaguesve shqiptarë. Dhe janë gjithsej të akuzuar Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Dhe dy punonjës të thjeshtë, kaq janë. Pra, nuk ka akt më të shëmtuar se për 130 milionë euro të mos ketë një zyrtar të lartë të prangosur, qoftë ai ministër, qoftë ai zëvendëskryeministër apo kryetar bashkie. Kjo është amnisti e krimit”, tha Berisha. /kb
