Është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, Daniel Gjura.
Kujtojmë se Daniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim./kb
