Fëmijë i parë është gëzimi, dashuria dhe lumturia e parë e një femre e cila bekohet me fjalën nënë.
Këtë e ka dëshmuar më së miri dhe këngëtarja e njohur Greta Koçi, e cila ka publikuar së fundmi në rrjet një video të ëmbël ku ajo shfaqet duke mbajtur djalin e saj në krahë.
“Bota ime” shkroi Greta Koçi në videon e ëmbël, të regjistruar gjatë pushimeve në Turqi. Artistja është treguar e kujdesshme për të mos e zbuluar imazhin e djalit të saj.
Kujtojmë se Greta Koçi u bë nënë për herë të parë nga fundi i janarit të 2024, kur ajo bëri publike lajmin e ëmbël.
“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje ne jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita me e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe te gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, shkroi Greta në postimin e bërë në janarin e 2024./ad
