Sadio Mane ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Senegalit pas eliminimit të ekipit nga Kupa e Botës.
Vendimi u bë publik pas humbjes ndaj Belgjikës në kohën shtesë të fazës së 1/8-ave. Sulmuesi 34-vjeçar i dha fund një karriere 14-vjeçare me fanellën e Senegalit.
Mane debutoi me kombëtaren në vitin 2012 dhe zhvilloi 130 ndeshje, duke realizuar 54 gola, rekord absolut për përfaqësuesen afrikane. Në mesazhin e tij, ai falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë karrierës.
Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Bayern Munichut theksoi se ka dhënë gjithçka për kombëtaren dhe flamurin e vendit të tij.
Mane shtoi se në të ardhmen dëshiron të vazhdojë të kontribuojë për futbollin senegalez në role të tjera. Ai largohet si kapiten i gjeneratës që fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2021./mxh
