Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka kërcënuar me hakmarrje për vdekjen e babait të tij, njëkohësisht edhe paraardhës politik.
Në mesazhin e tij të parë publik që nga fillimi i ceremonive mortore për Ajatollah Ali Khamenei një javë më parë, ai tha se hakmarrja ishte “kërkesa e kombit”.
“Ne premtojmë të hakmerremi për gjakun e udhëheqësit martir dhe të të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave nga vrasësit kriminelë dhe të turpëruar”,-shkruhet në mesazh.
Ajatollah Ali Khamenei u vra në një sulm ajror amerikano-izraelit më 28 shkurt, në fillim të luftës.
Kleriku misterioz nuk është parë që nga ajo kohë, duke shkaktuar një mori thashethemesh rreth shëndetit të tij dhe aftësisë së për të udhëhequr./Mxh
