Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryeministri i ri i Moldavisë.
Presidentja e vendit, Maia Sandu, njoftoi emërimin e Tofan gjatë një konference për shtyp pas një konsultimi me parti të ndryshme në qeveri.
Tofan tha se prioritetet e tij përfshinin ringritjen e ekonomisë, si dhe udhëheqjen e Moldavisë në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.
Nominimi i Tofan vjen pasi kryeministri i mëparshëm, Alexandru Munteanu, dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji për shkak të një sërë skandalesh./mxh
