Last Updated on 11/07/2026 by Monika
Mijëra qytetarë kanë nisur të grumbullohen për të zhvilluar pasditen e sotme protestën e 42-të kundër qeverisë.
Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa edhe sot nuk mungojnë posterat dhe pankartat e shumëllojshme.
Pritet që në vijim protestuesit t’i drejtohen bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të vendosen para godinës së Kryeministrisë, ndërsa më pas do të mbahen edhe fjalime./Mxh
