Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër ndërsa lokalisht në veri dhe lindje vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 gradë celsius.
Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara ndërsa në male në juglindje –jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./ Kb
