Një kontroll i zhvilluar në pikën doganore të Portit të Durrësit ka përfunduar në bllokimin e 110 litrave verë të padeklaruar.
Administrata Doganore bllokoi verën e paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuar gjatë kontrollit të një autobusi.
Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit.
Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.
Bllokohen 110 litra verë kontrabandë në Portin e Durrësit
Siç bëhet me dije, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor. Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative./Kb
