Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi sot qëndrimet e ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për politikën e ditës në “Syri TV”, Paloka e cilësoi si arrogante jo vetëm sjelljen e Ramës ndaj qytetarëve, por edhe të mazhorancës socialiste në tërësi.
Sipas demokratit, ky element vihet re si një vazhdimësi e mënyrës sesi Rama ka ushtruar pushtetin prej vitesh.
“Në parlament, Rama vazhdon të ketë numrat dhe në këtë aspekt mund të quhet maxhorancë. Nuk është një sjellje e kohëve të fundit kjo. Arroganca është karakteristika më thelbësore e kësaj maxhorance që nga dita e parë që ka ardhur në qeveri e deri më sot, e karakterizon më mirë se kushdo vetë i pari i asaj partie dhe i kësaj qeverie. Rama që në momentin e parë, jo vetëm me opozitën, por dhe me qytetarët, madje dhe me socialistët, ka qenë arrogant, vazhdon të jetë arrogant dhe e gjithë kjo sjellje e tij pra, është thjesht një vazhdimësi e mënyrës sesi ai ka pushtetëruar, sepse për të qeverisur nuk ka qeverisur kurrë”,-tha Paloka./Mxh
