Diego Forlan është emëruar trajner i përkohshëm i Uruguait pas largimit të Marcelo Bielsa. Presidenti i Federatës Uruguaiane të Futbollit, Ignacio Alonso, konfirmoi se ish-sulmuesi do të drejtojë kombëtaren deri në mars të vitit 2027.
Vendimi erdhi pas paraqitjes zhgënjyese të Uruguait në Botëror, ku skuadra u eliminua në fazën e grupeve me vetëm 2 pikë nga ndeshjet ndaj Spanjës, Kepit të Gjelbër dhe Arabisë Saudite.
Federata nuk ka marrë një vendim afatgjatë për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen më vonë gjatë vitit. Forlan do të drejtojë ndeshjet e muajve shtator, tetor dhe nëntor, si pjesë e përgatitjeve për ciklin e ardhshëm drejt Botërorit 2030. Ai do të jetë gjithashtu trajner i Uruguait U20 në Kampionatin e Amerikës së Jugut 2027.
Forlan ka eksperiencë të kufizuar si trajner, pasi më parë ka drejtuar Penarol në 11 ndeshje dhe Atenas de San Carlos në 12 ndeshje. Si futbollist, ai ishte protagonist i Botërorit 2010 me 5 gola dhe fitues i Topit të Artë të turneut./mxh
