Last Updated on 14/07/2026 by Kesjana
Botërori ka sjellë një situatë që nuk ishte parë prej 36 vitesh. Për herë të parë që nga Botërori i vitit 1990, katër ish-kampionë bote kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.
Argjentina, Anglia, Franca dhe Spanja do të luftojnë për dy biletat e finales së madhe. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet mes Francës së Kylian Mbappe dhe Spanjës së Lamine Yamal.
Një ditë më vonë, Argjentina e Lionel Messi-t do të përballet me Anglinë e Harry Kane. Ky Botëror ka prodhuar edhe një tjetër statistikë të veçantë, pasi për herë të parë katër kombëtaret e para të renditjes së FIFA-s kanë arritur njëkohësisht në gjysmëfinale.
Në këtë fazë ndodhen edhe finalistet e Euro 2024, Spanja dhe Anglia, si dhe finalistet e Botërorit 2022, Argjentina dhe Franca. Dy fitore i ndajnë këto katër kombëtare nga trofeu më i rëndësishëm i futbollit botëror./kb
