Last Updated on 14/07/2026 by Kesjana
**
Erling Haaland është sërish në qendër të vëmendjes, edhe pse aventura e Norvegjisë në Kupën e Botës përfundoi pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinale. Sulmuesi u rikthye në Oslo, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte ndeshja, por një suvenir i veçantë që solli nga SHBA.
Një fotografi e Haaland duke zbritur nga avioni në aeroportin e Oslos u bë virale, pasi ai mbante me vete një rakun të balsamosur. Objekti dekorativ, që mban në duar një shishe uiski, u kthye menjëherë në temë diskutimi në rrjetet sociale.
Sipas The Sun, futbollisti e bleu suvenirin në dyqanin Wild Bill’s në Dallas. Rakuni i balsamosur, i njohur si Whiskey Raccoon H-MT-F, kushton rreth 750 dollarë (afërsisht 658 euro).
Raportohet gjithashtu se Haaland bleu edhe disa kapele kaubojshe, çizme dhe një bluzë me mbishkrimin humoristik: “Y’all can kiss my Dallas.”/FC
