Last Updated on 14/07/2026 by EL
“Ka nga ata që e matin ende përkatësinë nga mbiemri, nga vendi i lindjes, apo nga ngjyra e lëkurës. Të tjerë e matin nga lidhja me një vend dhe vullneti për të kontribuuar për të. Duke luajtur futboll. Duke u kujdesur për të moshuarit. Ose duke hapur dyqane.
Spanja u përket atyre që e duan dhe e bëjnë të jetojë. Jo atyre që e çnderojnë me deklarata ksenofobe. Francë, takohemi në gjysmëfinale. Le të fitojë më i miri dhe le të humbasë raczimi”.
Me një mesazh në X, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez është distancuar nga paraardhësi i tij, Mariano Rajoy, i cili kishte mbajtur një qëndrim racist ndaj Francës, kundërshtarit të spanjollëve në gjysmëfinalen e sotme të Kupës së Botës.
“Bleus janë një skuadër e nivelit shumë të lartë. Por nuk kanë asnjë futbollist francez në radhët e tyre”, – kishte deklaruar Rajoy, duke iu referuar lojtarëve me origjinë afrikane të skuadrës së Deshamps./et
