Last Updated on 14/07/2026 by EL
Procedura për referendumet është duke marrë formë në Komisionin Rregullator të KQZ. Rregullatori ka miratuar projektvendimin i cili përcakton rregullat dhe procedurat për mbledhjen, administrimin dhe verifikimin e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumeve në Shqipëri.
Ky vendim synon të unifikojë procedurat për grupet nismëtare dhe administrimin e procesit nga KQZ-ja. Sipas projektvendimit, një nismë për referendum mund të nisë vetëm pasi KQZ të regjistrojë grupin nismëtar, i cili duhet të përbëhet nga të paktën 12 persona me të drejtë vote.
Nënshkrimet mund të mblidhen nga anëtarët e grupit ose persona të autorizuar prej tyre, ndërsa ndalohet çdo lloj forme presioni, premtimi për përfitime apo ndikimi i padrejtë ndaj qytetarëve për të firmosur. Çdo zgjedhës mund të mbështesë vetëm një herë të njëjtën nismë referendare.
Projektvendimi parashikon që nënshkrimet të mblidhen vetëm në formularët tip të miratuar nga KQZ, ku do të regjistrohen të dhënat identifikuese të mbështetësve dhe nënshkrimi i tyre. Firmat mund të mblidhen në mjedise publike ose private të identifikuara qartë dhe të aksesueshme për qytetarët.
Nëse deri më tani KQZ bënte verifikimin e nënshkrimeve, tanimë rregullatori tha se nuk ka asnjë bazë ligjore të lëshuar nga to për këtë verifikim.
Ky prjektvendim përcakton gjithashtu rastet në të cilat një nënshkrimkonsiderohet i pavlefshëm, ku përfshihen mungesa e të dhënave të kërkuara, firmosja e dyfishtë për të njëjtën nismë apo edhe nënshkrimet nga persona pa të drejtë vote./ET
